AlbanianEnglish

Ulen temperaturat, shihni zonat ku pritet të bjerë shi

Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës do të jetë në dominimin e kthjellimeve në zonat bregdetare dhe të ulëta, por kalime të pakta vranësirash do të ketë në zonat malore.

Ndërsa në pjesën e dytë të ditës pritet që vranësirat gradualisht të shfaqen në pothuajse gjithë vendin tonë të cilat më të dukshme do të jenë në Verilindje dhe Juglindje duke krijuar mundësi për reshje të pakta dhe të izoluara shiu në këto zona.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 18°C deri në 38°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 3 ballë.

*Tibo News

You don't have permission to register