AlbanianEnglish

Ulen temperaturat, parashikimi si do jetë moti sot

Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës do të sjellë kthjellime në zonat bregdetare dhe të ulëta, por kalime vranësirash do të ketë në zonat malore.

Ndërsa gjatë pjesës së dytë të ditë pritet të ketë kalime vranësirash në të gjithë territorin Shqiptar, ku në zonat malore do të krijojnë mundësi për momente të pakta me pika shiu.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 37°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

*Tibo News

You don't have permission to register