Ulen temperaturat në mesditë, shihni tabelën

Sipas MeteoAlb: Vendi ynë mbetet nën ndikimin e vranësirave të shpeshta të cilat herë pas here do të pësojnë zhvillime deri në orët e pasdites duke krijuar mundësi për reshje të pakta dëbore në skain Verior dhe reshje shiu e dëbore në Jug të territorit, ku dhe reshjet do të jenë më të dukshme.

Ndërsa pjesa tjetër e Shqipërisë do të jetë me altrenime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta. Mbrëmja do të sjelli përmirësim të kushteve atmosferike edhe në këto zona.

Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke u luhatur nga -6°C deri në 13°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 28 km/h nga Lindor Juglindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim  1-2 ballë.

*Tibo News