AlbanianEnglish

Ulen temperaturat në mëngjes, por sa do shkojnë gjatë ditës

Sipas MeteoAlb: Masat ajrore të qëndrueshme do të dominojnë të gjithë vendin tonë, ku orët e para të ditës do të sjellin kthjellime në ultësirën perëndimore dhe kalime të pakta vranësirash në zonat malore.

Parashikohet që gjatë mesditë dhe kryesisht pasdites vranësirat do të bëhen të dukshme në të gjithë territorin, por nuk do të mund të sjellin reshje.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të vijojnë të rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 32°C.

Era do të fryjë lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 2 ballë.

*Tibo News

You don't have permission to register