Ulen temperaturat, në disa zona priten reshje shiu

Sipas MeteoAlb: Vendi ynë mbetet në ndikimin e motit të kthjellët në pjesën më të madhe gjatë orëve të para të ditës.

Por parshikohet që pas mesdite vranësirat e pakta të shfaqen në të gjithë Shqipërinë, ku pritet që herë pas here të pësojnë zhvillime të përkohëshme duke gjeneruar reshje shiu të izoluara në zonat malore dhe pjesërisht në ultësirën perëndimore do të ketë momente të pakta me pika shiu.

Ndërsa mbrëmja rikthen dominimin e kthjellimeve në një pjesë të mirë të territorit.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 35°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

*Tibo News