AlbanianEnglish

Ulen ndjeshëm temperaturat, reshjet do vijojnë

Sipas MeteoAlb: Vlerat e ulëta barike do të vijojnë të dominojnë në vendin tonë për gjatë gjithë ditës, duke sjellë vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe rënie të menjherëshme të temperaurave të ajrit që në orët e para të mëngjesit.

Parashikohet që vranësirat të pësojnë zhvillime të shpeshta duke gjeneruar reshje shiu në ultësirën perëndimore, ku herë pas here reshjet do të jenë edhe në formë rrebeshi. Ndërsa në zonat malore Veriore dhe Juglindore të Shqipërisë parashikohet që të ketë reshje dëbore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë renie të ndjeshme në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga -2°C deri në 12°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 45 km/h nga Juglindore duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

*Tibo News

You don't have permission to register