Ulen aplikimet për azil të shqiptarëve në vendet e BE

Aplikimet për azil të shtetasve shqiptarë jashtë territorit të vendit kanë shënuar trajektore rënëse prej muajsh.

Sipas të dhënave në Eurostat në muajin mars të vitit 2024 u regjistruan rreth 624 aplikime për azil, nga të cilat 446 aplikime janë për herë të parë.

Krahasuar me muajin shkurt të këtij viti, kërkesat rezultojnë të jenë ulur me 28% ose me rreth 124 kërkesa më pak.

Duke analizuar shifrat e muajve paraardhës treguesit e kërkesave për azil janë në rënie.

Sipas Eurostat, Franca po vijon të jetë vendi më i preferuar për ata azilantë shqiptarë, të ndjekur nga Italia e Gjermania.

Ndërkaq lidhur me vendet e rajonit, të dhënat tregojnë se shtetasit nga Kosova janë orientuar drejt azilit më shumë sesa qytetarët nga Shqipëria apo edhe shtetasit e Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, duke e kryesuar listën me numrin më të lartë të aplikimeve për azil në vendet e BE-së.