
Ukraina vijon avancimin në rimarrjen e territorit
Trupat ushtarak ukrainas kanë përparuar drejt Khersonit jugor pasi Moska urdhëroi tërheqjen te trupave të saj nga ky qytet.
Banorët po i rikthehen jetës normale me ritme të ngadalta teksa dëmet në infrastrukturën civile janë të shumta.
Megjithatë kjo tërheqje e Rusisë sipas Mykhail Podolyak , këshilltarit të presidentit Volodymyr Zelenskiy nuk mund të merret si një fitore e plotë.
Ai ka paralajmëruar se Moska planifikon të minojë gjithçka, nga apartamentet tek tubacionet dhe kanalizimet përtej anës tjetër të lumit.
Edhe inteligjenca britanike ka paralajmëruar diçka të tillë dhe iu ka kërkuar qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm duke kontrolluar banesat e tyre dhe godina të tjera të ndryshme për bomba apo sisteme shpërthyese.
Megjithatë sipas tyre ka pak gjasa që Rusia të vendos banorët në një kurth të sofistikuar.
Urdhëri që Moska iu bëri trupave të saj për tu tërehequr në Kherson është një nga disfatat më poshtëruese që Rusia ka pësuar deri më tani në fushën e betejës.
Ukraina ka deklaruar se përgjatë 24 orëve të fundit trupat e saj kanë arritur të rimarrin 12 vendbanime dhe kanë avancuar 4 milje.
*TiboNews