Ukraina rrëzon dronët rusë mbi Kiev

Rusia ka përdorur këtë të mërkurë dronët iranian për të sulmuar kryeqytetin ukrainas, Kievin.

Megjithatë gjërat nuk kanë shkuar sipas planit të Moskës pasi mbrojtja ajrore që Ukraina zotëron u përdor për të shkatërruar këtë sulm.

Pas kësaj ngjarje SHBA kanë konsideruar dërgimin e sistemit të tyre të avancuar të mbrojtjes ajrore Patriot për të ndihmuar Kievin.

Kremlini paralajmëroi se sistemet amerikane Patriot do të ishin një objektiv legjitim për sulmet ruse nëse Uashingtoni autorizonte dërgimin e tyre.

Ukraina ka marrë tashmë sisteme të mbrojtjes ajrore nga Perëndimi, përfshirë nga Shtetet e Bashkuara.

Kryebashkiaku Vitali Klitscho u shpreh se nga sulmi u tronditën disa lagje të kryeqytetit dhe u dëmtuan dy ndërtesa administrative, por ai nuk përmendi viktima.

Një breshëri sulmesh me raketa dhe dron ruse kanë goditur infrastrukturën energjetike që nga tetori, por operatori i rrjetit të Ukrainës tha se sulmi i së mërkurës nuk shkaktoi dëme të mëtejshme.

*TiboNews