Ukraina refuzon thirrjen e Rusisë për armëpushim

Trupat ruse dhe ukrainase vijuan të shkëmbejnë zjarr në zonat lindore edhe gjatë kësaj jave, pavarësisht periudhës festive, teksa konflikti ka hyrë tashmë në muajin e dhjetë.

Kievi tha se rusët përqendruan një ofensivë në rajonin Bakhmut në periferi të Donetskut, por sulmet e tyre në qytezat Avdiivka dhe Kupiansk ishin të pasuksesshme.

Një ushtar ukrainas tha për agjencinë e lajmeve Reuters se ushtria ruse po duket e pamundur për të përparuar, por Reuters nuk mundi ta konfirmojë këtë gjë.

Ndërkohë Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy i ka kërkuar Perëndimit që të sigurojë ushtrinë e tij me tanke të rënda për të rritur fuqinë sulmuese.

Paralelisht në zonat e konfliktit vijojnë shpërnguljet e qytetarëve. Organizata joqeveritare po mundohen të organizojnë largimet e radhës, por temperaturat po i vështirësojnë tejmase mundësitë teksa shkatërrimi nga luftimet mbizotëron kudo.

Në mesjavë Presidenti rus Vladimir Putin kërkoi një armëpushim 36-orësh për të festuar Krishtlindjen Ortodokse, por Kievi zyrtar e refuzoi këtë thirrje duke rikujtuar se do të vijojë operacionet luftarake deri sa Rusia t’i tërheqë trupat e saj nga territori ukrainas.

Sipas Zelenskiy-it, çdo thirrje ruse për armëpushim është përpjekje e Moskës për të siguruar kohë për riorganizim.

*Tibo News.