Ukraina pret temperaturat e ftohta, Gjermania përgatitet për valë masive emigrantësh

Ambasadori gjerman në Britaninë e Madhe ka thënë se pret “një tjetër valë” refugjatësh ukrainas “në javët e ardhshme”, pasi temperaturat e ftohta pritet të godasin vendin. Qindra mijëra refugjatë ukrainas kanë ikur në Gjermani që nga fillimi i luftës.

Sa i përket diplomacisë, ai tha se Gjermania nuk sheh një ndryshim thelbësor në pozicionin rus dhe se ai “nuk është ende optimist” për negociatat midis Moskës dhe Kievit.