
Ukraina përballë luftës dhe një dimri të ftohtë
Pas tetë mujsh luftë në Ukrainë, banorët po përballen edhe me frikën e një dimri të ftohtë pasi bombardimet e shumta kanë shkatërruar infrastrukturën civile.
Fshati Huliapole në rajonin e Zaporizhias, të cilin Rusia e ka aneksuar është një ndër shembujt e mjerimit në të cilin qytetarët jetojnë çdo ditë.
Shumica e banorëve jetojnë në bodrume së bashku me fqinjët e tyre nga frika e bombardimeve të vazhdueshme.
Në kushte të mjerueshme jetese punonjësit social kanë mundur që të sigurojnë soba me dru përpara dimrit, i cili sjell temperatura nën zero në këtë zonë.
Uji i pijshëm për këta qytetarë sigurohet nga brigada e zjarrfikësve ose merret nga puset aty pranë.
Fshati ka ende tubacionet e gazit të paprekuara, por qytetarëve iu duhet të kursejnë.
Presideni i Ukrainës Volodymyr Zelenkiy, ka konfirmuar se përballë ardhjes së dimrit janë mbi 4.5 milionë banorë pa energji elektrike.
Mes frikës për jetën dhe për vendin nga bombardimet ruse, qytetarët ukrainas po luftojnë për të mbijetuar.
*TiboNews