
Ukraina ofron 100 mijë dollarë për ish-agjentin rus
Shërbimi i inteligjencës Ushtarake të Ukrainës ofron 100 mijë dollarë për ish-agjentin e Shërbimit Federal të Sigurisë Ruse, Igor Girkin. Strelkov dyshohet se i është bashkuar luftës në Ukrainë ditët e fundit. Në vitin 2014, Strelkov ishte në qendër të ngjarjeve në Ukrainë.
Ai mbërriti në Krime me një grup njerëzish të armatosur, ku sipas rrëfimit të tij, ata detyruan këshilltarët lokalë të votonin për një referendum për shkëputjen.