Ukraina një hap larg BE-së, Parlamenti Evropian miraton raportin

Parlamenti Evropian ka miratuar me 529 pro, 45 kundër dhe 14 abstenime raportin në të cilin kërkon t’i jepet menjëherë statusi i vendit kandidat në BE, Ukrainës dhe Moldavisë. Raporti tregon gjithashtu vullnetin e Dhomës për t’i dhënë statusin Gjeorgjisë, pasi të jenë përfunduar reformat e nevojshme.

Deputetët pohojnë se “në kontekstin e luftës brutale ruse të agresionit kundër Ukrainës, kjo zgjedhje do të tregonte lidership, vendosmëri dhe largpamësi”.