AlbanianEnglish

Ukraina ngre alarmin: Rrezikojnë të rriten nivelet e rrezatimit rreth Çernobilit

Nivelet e rrezatimit rreth termocentralit të Çernobilit rrezikojnë të rriten. Ky ka qenë shqetësimi i ngritur së fundmi nga kompania shtetërore bërthamore e Ukrainës, Energoatom, ndërkohë që centrali bërthamor është nën kontrollin e rusëve.

Ajo ka paralajmëruar se nivelet e rrezatimit rreth termocentralit të Çernobilit “rrezikojnë të rriten” pasi sistemet për të monitoruar rrezatimin nuk po funksionojnë.

“Nuk ka të dhëna për gjendjen aktuale të ndotjes nga rrezatimi, gjë që e bën të pamundur përgjigjen adekuate ndaj kërcënimeve”, tha kompania në një deklaratë.

Centrali, ku ka ndodhur një nga tragjeditë më të mëdha bërthamore në botë në 1986, ra në duart e forcave ruse më 24 shkurt. Vetëm disa ditë më vonë, ushtarët rusë sulmuan centralin bërthamor të Zaporizhzhia, ku u shkaktua dhe një zjarr i madh.

Liderët botërorë paralajmëruan se sulmi pasqyronte një “përshkallëzim të ri të rrezikshëm” që mund të kishte çuar në një katastrofë.

You don't have permission to register