
UFO në qiell? Zyrtarët amerikanë me gishtin nga Kina
Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, John Kirby ka deklaruar se Kina ka një program ky përfshihen balonat që kanë kapur në qiell, duke mos z buluar origjinën apo qëllimin e tyre.
Por shtoi se duhet të bëhet dallim mes balonave spiune dhe pajisjeve të tjera të kapura në qiellin amerikan. Megjithatë, ai hodhi poshtë të gjitha pretendimet në rrjet se pajisjet e kapura në qiell kohët e fundit janë aliene, duke i quajtur ato thashetheme.
Aktualisht Këshilli i Sigurisë Kombëtare amerikane thotë se deri më tani nuk ka prova për prani të alienëve apo aktivitet jashtëtokësor me shfaqjen e UFO-ve.
Marrëdhënia mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës është bërë gjithnjë e më e tensionuar që nga shfaqja e një baloni 61 metra të lartë që fluturoi mbi Montana në fillim të këtij muaji. Kina pretendoi se balona e rrëzuar më 4 shkurt ishte e angazhuar në kërkime meteorologjike.
Zyrtarët amerikanë kujdesen që të mos zbulohen detaje, por duke shtuar se pajisjet ajrore përbënin një rrezik “shumë real” për trafikun ajror civil, duke pasur parasysh lartësinë në të cilën ata po fluturonin, dhe se Presidenti Biden, për rrjedhojë, i udhëzoi ushtrisë t’i rrëzonte ato me kujdes.
Më herët të dielën, Pekini pretendoi se SHBA-ja kishte dërguar balona në hapësirën e saj ajrore gjatë vitit të kaluar, gjë që Shtëpia e Bardhë e mohoi.
*Tibo News