UEFA mbledh në Tiranë drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do organizojë në kryeqytetin Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të futbollit të Europës Juglindore.

Mbledhja do mbahet në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” në selinë qendrore të Federatës Shqiptare të Futbollit më 16 prill në orën 14:00 – 17:00.

Në këtë mbledhje pritet të diskutohen disa tema të rëndësishme të strategjisë së UEFA për zhvillimin e futbollit europian.

Kjo nuk është hera e parë që një mbledhje e UEFA do zhvillohet në vendin tonë.

FSHF ka mirëpritur më parë dhe ka organizuar në “Shtëpinë e Futbollit” mbledhjen e Komitetit “HatTrick”, një prej organeve më të rëndësishme të UEFA.