
Udhëtimi i parë jashtë Ukrainës që nga nisja e luftës, Zelensky viziton Uashingtonin
Presidenti i Ukrainës do të vizitojë Uashingtonin të mërkurën për t’u takuar me presidentin amerikan. Ky është udhëtimi i tij i parë jashtë vendit, që kur nisi pushtimi rus në shkurt. Zelensky gjithashtu do t’i drejtohet Kongresit dhe do të zhvillojë një sërë takimesh dypalëshe.
SHBA-ja ka konfirmuar se do të furnizojë Ukrainën me një bateri raketash Patriot, duke rritur ndjeshëm aftësinë e mbrojtjes ajrore të vendit.