
Uber nënshkruan marrëveshje me taksitë në Itali
Uber Technologies ka arritur një marrëveshje për të integruar aplikacionin e saj të udhëtimit me dispeçerin më të madh të taksive në Itali.
Kompania kërkon të rrisë praninë e saj në ekonominë e tretë më të madhe të eurozonës.
Lëvizja është pjesë e strategjisë së Uber-it për të punuar me operatorë të njohur taksish, duke përfituar nga rimëkëmbja e kërkesës pas rënies së shkaktuar nga pandemia.
Sipas marrëveshjes me IT Taxi, mbi 12,000 taksistë në Itali do të kenë akses në platformën Uber.
Ai do ta bëjë aplikacionin të disponueshëm në mbi 80 qytete të reja dhe do të rrisë biznesin ekzistues të Uber në qytete të mëdha si Roma, Milano, Torino dhe Bolonja.
Partneriteti, i cili do të fillojë në qershor, pason marrëveshje të ngjashme në Spanjë, Gjermani, Austri, Turqi, Korenë e Jugut, Hong Kong, si dhe në Nju Jork dhe San Francisko.
Kompania dëshiron të ketë çdo taksi të disponueshme në aplikacionin e saj deri në vitin 2025.
“Kjo është një marrëveshje vërtet historike në një nga tregjet tona më të rëndësishme strategjike në nivel global,” tha CEO i Uber, Dara Khosrowshahi.
Ashtu si vendet e tjera në Evropë, Italia në vitin 2015 bllokoi përdorimin e shërbimit Uber që mbështetej te shoferët pa licenca tregtare pas sfidave ligjore nga shoqatat e taksive.
Në Itali, Uber aktualisht operon në tetë qytete, duke përfshirë Romën dhe Milanon, ku ofron të ashtuquajturin shërbimin e tij Uber Black.