
U mblodhën më shumë taksa, shtohen me 294 milionë të ardhurat në arkën e shtetit
Buxheti i shtetit po përfiton gjithnjë e më shumë nga rritja e fortë e çmimeve ndërsa këto të fundit prej muajsh po godasin nga ana tjetër xhepat e qytetarëve. Vetëm për 4-mujorin rreth 187.8 miliardë lekë të ardhura kanë hyrë në arkën e shtetit. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë të ardhurat janë rritur me mbi 35.7 miliardë lekë.
Si tatimet ashtu edhe doganat kanë mbledhur më shumë para përgjatë kësaj periudhe. Ndikimin më të madh në ecurinë pozitive të arkëtimeve e ka dhënë Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, e ashtuquajtura taksa e konsumit që mban edhe peshën kryesore prej shtrenjtimit të çmimeve në pjesën e parë të këtij viti.