U kap duke trafikuar kokainë, arrestohet kryetari i Shoqatës së Transportit Ndërqytetas

Enea Sulejmani u kap mbrëmjen e së enjtes teksa transportonte një kilogram lëndë narkotike të llojit kokainë në Tiranë. Në momentin e ndalimit, i riu nuk i është bindur thirrjes së policisë dhe ka kryer manovra duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë.

Një prej policëve e ka qëlluar me armë dhe plumbi ka kapur Sulejmanin në pjesën e kofshës. Ai u dërgua menjëherë në Spitalin e  Traumës dhe fatmirësisht nuk ka rrezik për jetën. Enea Sulejmani sipas mediave vendase është kryetar i  Shoqatës së Transportit Ndërqytetas.

Ndërkaq, dy persona të tjerë janë arrestuar, Shkëlqim Ostreni dhe Igli Begaj. Policia ka nisur kontrollet për të zbardhur rolin dhe aktivitetin kriminal të të tre të rinjve.