U dënua me 17 vite burg për mashtrim, Francesko Becchetti ankimon vendimin

Biznesmeni italian Francesco Becchetti, i dënuar me 17 vite burg për mashtrim ka ankimuar vendimin e Shkallës së Parë duke kërkuar pafajësinë. Çështja pritet të regjistrohet në Gjykatën e Apelit, ku ndodhen edhe dy dosje të tjera të Beçhetit, të viteve 2018 dhe 2020 në pritje për shqyrtim. Ndërkohë kujtojmë se në shkurt të këtij viti Gjykata ka dënuar biznesmenin italian Francesco Becchettin, pasi trupa gjyqësore ka vërtetuar se ai kishte ngritur një skemë të mashtrimit me TVSH dhe pastrim parash.

Becchetti u akuzua për 4 vepra penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikim Dokumentesh”, “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.