Twitter sjell më në fund mundësinë e editimit

Kompania Twitter do të shtojë mundësinë e një opsioni për modifikim në javët e ardhshme, për gjithë abonentët me pagesë.

Për vite të tëra, përdoruesit e Twitter kanë kërkuar mundësinë për të redaktuar tweet-et e tyre pas publikimit në mënyrë që të rregullojnë gabime drejtëshkrimore dhe jo vetëm.

Abonentët që paguajnë 4,99 dollarë në muaj për Twitter Blue së shpejti do të jenë në gjendje të modifikojnë tweet-et e tyre “disa herë” brenda 30 minutave nga publikimi.

Pothuajse çdo platformë tjetër e mediave sociale, duke përfshirë Facebook, Instagram dhe Pinterest, kanë ofruar prej vitesh veçori që lejojnë përdoruesit të editojnë postimet.

Kompania me bazë në San Francisko është përfshirë në një luftë ligjore me miliarderin Elon Musk, i cili po përpiqet të tërhiqet nga një marrëveshje prej 44 miliardë dollarësh për të blerë Twitter.

Në prill, në të njëjtën ditë kur Musk bëri publike 9% të aksioneve në Twitter, ai postoi një sondazh duke pyetur miliona ndjekës të tij nëse dëshironin një opsion redaktimi. Mbi 70% thanë po.

Twitter dhe vëzhguesit e tij kanë debatuar nëse lejimi i redaktimit mund të çojë në efekte të dëmshme, siç është përhapja e dezinformatave.

Tweet-et e modifikuara do të kenë një ikonë dhe vulën kohore për t’u shfaqur kur postimi është redaktuar për herë të fundit. Përdoruesit do të jenë në gjendje të klikojnë në etiketën e një tweet-i të redaktuar për të parë historinë e redaktimit dhe versionet e mëparshme të postimit.

*TiboNews