
Twitter pezullon verifikimet me pagesë të llogarive
Twitter ka pezulluar përkohësisht shërbimin me abonim të verifikimit me ticket blu të llogarive të saj.
Kjo u konfirmua këtë javë pasi shërbimi u bllokua që fundjavën e shkuar.
Masa u mor pasi sistemi me abonim prej 8 dollarë u përball me një valë kritikash pas rasteve të shtuara të mashtrimeve me lajme të rreme.
Blerja e verifikimit të llogarisë nga grupe dashakeqe dhe botimi prej tyre i plot deklaratave të rreme në Twitter duke u hequr si komani apo organizata të ndryshme, ka detyruar në plot përgënjeshtrime zyrtare teksa kjo prirje trazoi goxha edhe bursat.
Twitter tha se ekipi mbështetës i platformës po punonte për të bllokuar këto llogari të rreme, por nuk iu përgjigj kërkesave për komente nga agjencitë e lajmeve.
Marrja e një etikete verifikuese në Twitter dikur u rezervohej vetëm llogarive të konfirmuara të politikanëve, personaliteteve të famshme ose gazetarëve.
Por opsioni me pagesë për një etiketë të tillë u shfaq për përdoruesit e platformës në fillim të javës së shkuar. Kompania e justifikoi këtë fushatë me nevojën për të shtuar të ardhurat.
Twitter është në kaos që pas marrjes së zotërimit nga manjati Elon Musk, që e bleu për shifrat e 44 miliardë dollarëve.
Përveç trazisë me lajmet e rreme Musk ka pushuar nga puna gati gjysmën e punëtorëve të kompanisë, ndërsa ka deklaruar se nuk mund ta përjashtonte dot një falimentim të mundshëm të Twitterit.
Dëmi tashmë i është shkaktuar të ardhurave nga reklamat e Twitter-it, me kompani të tilla si General Motors dhe United Airlines që janë tërhequr nga reklamimi në platformë që nga marrja e kompanisë prej Musk.
*Tibo News.