AlbanianEnglish

Twitter padit Elon Musk për prishjen e marrëveshjes

Twitter ka paditur Elon Musk, duke kërkuar kështu detyrimin e përfundimit për blerjen e platformës së rrjetit social me 44 miliardë dollarë.

 

Beteja ligjore ka filluar mes dy palëve, Musk dhe Twitter dhe shkak është bërë kreu ekzekutiv i Tesla-s, pasi njoftoi tërheqjen e tij nga marrëveshja për blerjen e platformës, që ishte arritur që në prill.

 

“Musk me sa duket beson se ai, ndryshe nga çdo palë tjetër që i nënshtrohet ligjit të kontratave të Delaware-it, është i lirë të ndryshojë mendje, të prishë kompaninë, të prishë progresin e saj, të shkatërrojë vlerën e aksionerëve dhe të largohet”- thuhej në ankesën e Twitter.

 

Të premten, Musk tha se po i jepte fund marrëveshjes sepse Twitter e shkeli atë duke dështuar në përgjigjen e kërkesave për informacion në lidhje me llogaritë e rreme në platformë, gjë që është thelbësore për performancën të biznesit.

 

Twitter tha gjithashtu se nuk ndau më shumë informacion me Musk në lidhje me llogaritë e padëshiruara sepse kishte frikë se ai do të ndërtonte një platformë konkurruese pasi të hiqte dorë nga blerja.

 

Twitter i quajti arsyet e përmendura nga Musk një “pretekst” që nuk kishte merita dhe tha se vendimi i tij për t’u larguar kishte të bënte më shumë me një rënie në tregun e aksioneve, veçanërisht për aksionet e teknologjisë.

 

Padia akuzoi Musk për “një listë të gjatë” të shkeljeve të marrëveshjes së bashkëpunimit që “kanë hedhur një terr mbi Twitter dhe biznesin e tij”.

 

Twitter e ka dorëzuar padinë në gjykatën e Delauer, e cila në kryesisht merret me mosmarrëveshje biznesi midis firmave gjigande.

You don't have permission to register