Twitter i përgjigjet Musk për shkeljen e detyrimeve

Elon Musk, personi më i pasur në botë, është kundërshtuar nga Twitter për shkeljen “me vetëdije” të marrëveshjes për blerjen e firmës së mediave sociale.

 

Ky reagim vjen disa ditë pasi CEO-i Tesla-s kërkoi tërheqjen nga marrëveshja prej 44 miliardë dollarësh, duke e akuzuar kështu Twitter-in për shkeljen e detyrimeve sipas marrëveshjes.

Në një letër dërguar Musk, të depozituar tek rregullatorët, Twitter hodhi poshtë pretendimin, duke e quajtur përpjekjen për të anuluar marrëveshjen “të pavlefshme dhe të gabuar”.

Në letër thuhej gjithashtu se marrëveshja e bashkimit mbetet në fuqi dhe kërkoi që pala e Musk të përmbushë detyrimet e tyre sipas kontratës.

Kompania po planifikon të padisë Musk për të detyruar një përfundim të marrëveshjes, një kërcënim të cilin ai e bëri më herët, kur postoi një seri postimesh në Twitter mbi zbatimin e marrëveshjes në gjykatë.

Analisti Dan Ives, drejtor menaxhues në Wedbush, tha se kjo është e gjitha një humbje për të dyja palët.

 

“Për sa i përket reputacionit, nuk ka një fitues të qartë. Unë mendoj se në një farë mase ata janë të dy humbës, pavarësisht se si do të zhvillohet gjithçka. Më e keqja që mund të ndodhë për Musk është se gjykata përfundimisht vendos që ai duhet të blejë Twitter, gjë që nuk është në dëshirën e tij.”

 

Burime të afërta me çështjen thanë për “Reuters” se Twitter po planifikon të ngrejë padi në fillim të kësaj jave në Delaware.

 

*Tibo News