
Turqia shpëton 225 emigrantë të parregullt në Detin Egje
Roja Bregdetare Turke shpëtoi 225 emigrantë të parregullt në Detin Egje pasi autoritetet greke i kthyen ata në ujërat territoriale turke.Njësitë e rojes bregdetare shpëtuan 108 migrantë të parregullt nga një varkë gome në rrethet Seferihisar, Foca, Dikili dhe Urla në Izmir, ndërsa 43 u shpëtuan pranë rrethit Kusadasi në provincën Aydin.
Ekipet shpëtuan gjithashtu 46 emigrantë në rrethin e Ayvacik në provincën Çanakkale së bashku me 28 nga rrethi Kas i provincës Antalia. Emigrantët u transportuan në departamentin e migracionit provincial.