Turqia rikthen Rusinë në marrëveshjen e grurit, Erdogan bisedë telefonike me Zelensky-n

Presidenti turk Erdogan dhe homologu i tij ukrainas Zelensky kanë pasur një komunikim telefonik, pasi Rusia pranoi të rikthehet në marrëveshjen e grurit. Presidenti turk tha se përpjekjet diplomatike që synojnë rivendosjen e plotë të integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës duhet të shtohen.

Zelensky falënderoi Erdogan për angazhimin e tij për ruajtjen e marrëveshjes së grurit dhe për mbështetjen e vazhdueshme për integritetin territorial të Ukrainës.