
Turqia mund të shqyrtojë anëtarësimin e Finlandës në NATO para Suedisë
Mes tensioneve në rritje me Stokholmin presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dha sinjale të dielën se Ankaraja mund të bjerë dakord që Finlanda të anëtarësohej në NATO para Suedisë.
“Ne mund të dërgojmë mesazhe të ndryshme lidhur me anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO dhe Suedia mund të befasohet nga mesazhi ynë. Por, Finlanda nuk duhet të bëjë të njëjtat gabime që bëri Suedia”, tha Erdogan. Suedia dhe Finlanda aplikuan për anëtarësim në NATO pas fillimit të agresionit rus në Ukrainë vitin e kaluar dhe kanë nevojë për mbështetjen e të gjitha vendeve anëtare të aleancës ushtarake. Turqia dhe Hungaria ende nuk e kanë ratifikuar kërkesën e Suedisë dhe Finlandës për anëtarësim në NATO.