Turqia arrin marrëveshje me Finlandën dhe Suedinë

Një marrëveshje e minutës së fundit është arritur midis Turqisë, Finlandës dhe Suedisë për të lejuar dy vendet nordike të bëhen anëtarë të NATO-s në prag të samitit të aleancës ushtarake në Madrid.

NATO tha se një marrëveshje trepalëshe ishte arritur në një takim midis presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, Presidentit Sauli Niinistö të Finlandës dhe kryeministres suedeze, Magdalena Andersson, në kryeqytetin spanjoll.

Pas një periudhe negociatash intensive, Jens Stoltenberg, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, hda lajmin e mirë të martën në mbrëmje se Finlanda dhe Suedia tashmë i kanë rrugët e hapura për anëtarësimin në aleancë.

“Turqia, Finlanda dhe Suedia kanë nënshkruar një memorandum që adreson shqetësimet e Turqisë, duke përfshirë eksportin e armëve dhe luftën kundër terrorizmit”, shtoi ai.

Andersson e përshëndeti marrëveshjen si një “marrëveshje shumë të mirë”, duke hedhur poshtë pretendimet se “i ishte dashur shumë punë me Erdogan-in” për ta bindur atë të heqë veton e tij.

Andersson tha se ajo i kishte treguar liderit turk ndryshimet në legjislacionin suedez për terrorizmin që do të hynte në fuqi muajin e ardhshëm.

Suedia dhe Finlanda kanë refuzuar historikisht anëtarësimin në NATO, pjesërisht për shkak të opinionit të përzier publik dhe kujdesit rreth marrëdhënieve të tyre të sigurisë me Rusinë. Por kjo ndryshoi pasi Rusia nisi një sulm të paprovokuar ndaj Ukrainës në shkurt, duke bërë që të dyja vendet të kërkojnë t;i bashkohen aleancës.

Kjo do të thotë se liderët suedezë dhe finlandezë do të jenë në gjendje të marrin pjesë në samitin e NATO-s të mërkurën dhe të enjten si të ftuar, që do të thotë se vendet e tyre janë në një rrugë të mbarë drejt anëtarësimit të plotë, duke iu nënshtruar vetëm ratifikimit nga shtetet anëtare. Ky konsiderohet një hap teknik.