Turp! Alban Ramosaj i revoltuar ndaj artistit, akuza se i ka vjedhur këngën “Theje”

Alban Ramosajt i është prishur qetësia dhe duket se jo shkak.
Një artist malazez me emrin Emel ka publikuar në këngë tepër të ngjashme me hitin e Alban Ramosajt, Theje, me të cilën mori pjesë edhe në Festivalin e 60-të të këngës. Vetë Albani ka reaguar me një mori postimesh duke e quajtur vjedhje këngën e Emel dhe duket se janë dhe vetë njerëzit e fansat që kanë kuptuar e dëgjuar ngjashmërinë e këngës. Revoltimi i këngëtarit tejet i justifikuar pas lodhjes dhe muajve të tërë punë për ta lancuar atë e për ta kënduar ashtu siç vetëm ai mund ta këndonte, por edhe për faktin se kjo këngë për Albanin ka një rëndësi të veçantë, me ndjesi të përjetuara nga një histori personale.

Lexoni statuset e Alban Ramosajt.