Turoperatorët optimistë: Këtë vit turizmi pritet me rritje

Shqipëria pritet të regjistrojë “boom” turistësh. Këtë shprehin turoperatorët, të cilët thonë se kjo rritje e numrit të turistëve do të jetë vazhdimësi e atij të vitit 2022 dhe se këtë e tregojnë prenotimet e shumta që janë bërë.

Përfaqësuesit e turoperatorëve thonë se Shqipëria tashmë ka tërhequr interesin e turistëve në Europë. Madje çdo vit kemi futjen e tregjeve të reja turistike ne vendin tonë.

Të shumtë janë edhe turistët me buxhete te vogla familjare, për të cilat sipas turoperatorëve janë prezentë gjatë gjithë kohës në Shqipëri.

Sipas të dhënave, gjatë 2022 në Shqipëri hynë 6,8 milionë turistë, duke përbërë një shifër rekord në krahasim shifrat e viteve të parapandemisë.

*Tibo News