
Turizmi seksual në Shqipëri, rreziqet që vijnë nga të huajt
Promovimi i turizmit e ka shndërruar Shqipërinë edhe si një destinacion të turizmit seksual.
Por përveç përfitimeve ekonomike turizmi seksual bart me vete edhe sëmundjet infektive seksualisht të transmetueshme.
Sifilzi, një sëmundje infektive që ishte zhdukur është rikthyer në vendin tonë me një trend në rritje.
Sëmundjet seksualisht të transmetueshme mund të përhapen jo vetëm nga turistë të huaj që vijnë në Shqipëri, por edhe nga djem e vajza shqiptare që udhëtojnë në vende të ndryshme vetëm për seks e nuk kanë informacion mjaftueshëm në lidhje me SST-të.