
Turizmi kërkon 100 mijë punëtorë, 80% e hoteleve të prenotuara
Kur kanë mbetur afro dy muaj nga çelja e sezonit turistik veror dhe pritet të mbërrijnë charteret e parë me turistë, operatorët turistikë kërkojnë cilësi në ofrimin e shërbimeve pasi druajnë se mund të jenë në nivelin e duhur për shkak të ikjes së stafit të kualifikuar drejt Gjermanisë dhe rekrutimit të stafit të vendeve aziatike.
Kryetar i Unionit Turistik Shqiptar, Kasa thekson se turizmit i mungojnë rreth 100 mijë vende pune.