Turist të zhgënjyer nga pistat e skive në Zvicër

Temperaturat e larta që kanë përfshirë Europën këtë dimër kanë sjellë efekte negative në turizëm.

Alpet në Zvicër po përballen me mungesë të dëborës duke bërë kështu që turistët të jenë të zhgënjyer.

Diçka e tillë mund të ndikojë në resortet turistike të cilat në këtë kohë të vitit zakonisht mirëpresin njerëz nga mbarë bota për të ushtruar sportin e skive.

Zvicra po ngrohet me rreth dyfishin e normës mesatare globale, sipas një raporti të Panelit Ndërqeveritar të OKB-së për Ndryshimet Klimatike.

Vendpushimet e skive në të gjithë vendin dhe kompanitë e teleferikëve kanë qenë në vështirësi, duke u përpjekur të tërheqin turistët në mënyra të ndryshme që ata të shfrytëzojnë kohën e tyre të lirë.

MeteoSwiss, zyra federale e vendit për meteorologjinë tha se temperatura mesatare e Zvicrës prej rreth 7.4 gradë Celsius në vitin 2022 bëri që ky të ishte viti më i nxehtë që prej 1864-ës.

Mesatarja e temperaturës midis viteve 1991 dhe 2020 ishte 5.8 gradë Celsius.

Në një brez tokësor nga Franca në Rumani dhe shumë pjesë të Evropës po përjetojnë një mot të ngrohtë.

Diçka e tillë ka prishur planet e shumë turistëve që ëndërronin dëborën gjatë këtij sezoni pushimesh duke hasur temperatura të ngjashme me muajin maj.

*TiboNews