Tuneli i Llogarasë hapet në fund të qershorit

Krahas ndërtimit të tunelit, në Llogara po punohet edhe për ndërtimin e rrugëve lidhëse me akset rrugore kombëtare.

Qeveria thotë se po punohet me ritme të shpejta për të qenë gati në datën 30 qershor.

Në këtë datë parashikohet të hapet për qarkullimin e automjeteve Tuneli i Llogarasë.

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku inspektoi punimet së bashku me Drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli. Kjo vepër konsiderohet ndër më të rëndësishmet sa i takon infrastrukturës në Shqipëri.

Drejtori Gjyli tha:

“Po punohet për formimin e trupit të rrugës. Pika lidhëse me rrugën ekzistuese është trajtuar si një nyje e mirëfilltë ku janë parashikuar 4 korsi. Korsitë e pritjes dhe dy korsitë e vajtjes-ardhjes të cilat janë të pa ndërprera. Do të ketë të gjithë sinjalistikën dhe elementët e nevojshëm të sigurisë”.