
Tulipani shqiptar shpallet “monument natyre”, Endri Haxhiraj: Punë disa vjeçare për të arritur mbrojten e habitatit të tij
Në Shqipëri shpesh herë janë gjendur bimë dhe lloje të ndryshme speciesh apo habitate, të cilat janë shpallur në mbrojtje. Vendi ynë mbart thesare të çmuara të dhuruara nga natyra, i tillë është edhe rasti i Tulipa Albanica, tulipani shqiptar që rritet vetëm në vendin tonë dhe tashmë është një nga bimët e ruajtura. Endri Haxhiraj, drejtor operativ në institutin e politikave mjedisore tregon për rëndësinë dhe qytetin ku gjendet kjo bimë.
https://youtu.be/vprbjqO4feA
Tulipa Albanica, është një ndër llojet e rralla që i futet shkencës botërore të llojeve bimore. Për shkak të autenticitetit të saj kjo bimë e rrallë ka fituar statusin e mbrojtjes ndërkombëtare. Ai rritet në kushte natyrale vetëm në Shqipëri dhe gjendet në një hapësirë të kufizuar në qarkun e Kukësit. Në habitatin e tij, tulipani është në gjendje të egër, në 2 variante, i kuq dhe i verdhë, si dhe kombinim i tyre”,
Në botë, deri tani njiheshin rreth 113 lloje tulipanësh, ndërsa tulipani i Kukësit renditet i 114-ti. Tulipani shqiptar emërtohet i tillë sepse rritet vetëm në afërsi të fshatit Surroj të Kukësit dhe përbën një lloj të ri endemik për Shqipërinë.