
Trupat amerikanë dislokohen në Evropën Lindore
Presidenti amerikan Joe Biden ka miratuar dislokimin e rreth 3000 trupave amerikanë shtesë në Evropën Lindore, për të siguruar aleatët e NATO-s të cilët janë të shqetësuar mbi tensionet Rusi-Ukrainë.
Trupat ushtarake që përfshijnë 1,000 tashmë në Gjermani, do të dërgohen në Poloni dhe Rumani, sipas Pentagonit. Shtetet e Bashkuara kanë thënë se megjithatë nuk do të dërgojnë trupa në Ukrainë në rast të një konflikti atje.
Vendimi i Biden vjen disa ditë pasi udhëheqësit e Pentagonit thanë se Vladimir Putin, presidenti rus, kishte vendosur trupa dhe pajisje ushtarake në kufijtë e Ukrainës për të kryer një pushtim në shkallë të gjerë.
Deri më tani nuk shihet asnjë shenjë tërheqje nga trupat ushtarakë të Moskës.