Trump prezantoi linjën e tij të atleteve

Donald Trump prezantoi linjën e tij të atleteve 24 orë pasi u gjobit për mashtrim civil nga një gjykatës në Nju Jork.

“Kam dashur ta bëj këtë për një kohë të gjatë,” tha Trump në zbulimin e atleteve në Philadelphia’s Sneaker Con, të cilësuar si “shfaqja më e madhe e atleteve në botë”.

Lëvizja e tij vjen pasi një gjykatës e urdhëroi atë të paguante gati 355 milionë dollarë (281 milionë £) në shtetin e Nju Jorkut për mashtrim. Trump pritet të jetë kandidati republikan në zgjedhjet presidenciale të nëntorit në SHBA.

Në një ankand në Sneaker Con në Kaliforni për një palë “Never Surrender High-Tops” të nënshkruara nga Trump duhet të paguash 9,000 dollarë.

Sipas vlerësimeve të Newsweek, në mënyrë që Trump të paguajë gjobën prej 355 milionë dollarësh vetëm me shitjet e atleteve të tij, atij do t’i duhet të shesë rreth 889,725 palë “Never Surrender High Top”.

Sigurisht që ekziston një version më i lirë i tyre për 199 dollarë, kështu që në atë rast ai do të duhet të shesë 1,783,920 palë për paguar gjobën.