
Trump padit CNN për shpifje, kërkon dëmshpërblim
Ish-presidenti i SHBA-së Donald Trump ngriti një padi për shpifje kundër CNN, duke kërkuar 475 milionë dollarë dëmshpërblim. Ai pretendon se rrjeti televiziv amerikan zhvilloi një “fushatë shpifjeje” kundër tij.
Trump shprehet në padinë e tij se CNN përdori ndikimin e tij si një burim kryesor lajmesh për ta mposhtur atë politikisht.