Trump kërkon kthimin e dokumenteve

Trump kërkon që t’i kthehen dokumentet e sekuestruara nga FBI në rezidencën e tij.

Sipas Trump, agjentët kanë sekuestruar dokumente, të cilat me vetëdije nuk duhet t’i kishin marrë.

Në sekuestrim ishin materiale të privilegjuara “avokat-klient”, si dhe materiale “ekzekutive”.

Agjentët morën 11 grupe dokumentesh, duke përfshirë disa materiale brenda në dosje që mund të shkaktonin dëme “jashtëzakonisht të rënda” në sigurinë kombëtare të SHBA.