Trump dhe avokatja e tij gjobiten me 1 mln $ për akuzat ndaj Hillary Clinton

Një gjykatës federal ka urdhëruar Donald Trump dhe një nga avokatët e tij që të paguajnë rreth 1 milion dollarë gjobë për akuzat ndaj Hillary Clinton.

Gjykata ka kërkuara që Trump, i cili është i përfshirë në një sërë hetimesh civile dhe penale, duke përfshirë hetimin për mbajtjen e tij të dokumenteve të klasifikuara të paguajë një milion dollarë. Në një vendim të ashpër, gjykatësi Donald Middlebrooks, dënoi Trump dhe avokaten e tij, Alina Habba, për abuzim me sistemin ligjor.