Trofetë e Manchester City mbërrijnë në Shqipëri, ftesa e Ramës për admiruesit e futbollit

Kanë mbërritur në Amfiteatrin e Durrësit trofetë e Manchester City të sezonit 2022-2023.

Lajmin e bën të ditur  kryeministri Edi Rama i cili ka ndarë disa foto në Facebook. Rama shkruan:

Mirëmëngjes, dhe me ftesën dashamirëse për admiruesit e artit të futbollit guardiolian, që trofetë e fituara nga Manchester City gjatë sezonit futbollistik 2022-2023 (të cilat erdhën në Amfiteatrin e Durrësit si pjesë e programit të Akademisë së Futbollit të Mancity në Durrës), të vijnë po të duan t’i vizitojnë sot nga hyrja kryesore në hollin e Kryeministrisë, prej orës 13:00 deri 19:00, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kreu i qeverisë.

Trofetë do ekspozohen në Qendrën për Hapje dhe Dialog të Kryeministria.

Më pas “Treble Tour” do vazhdojë në sheshin Italia dhe në stadiumin “Air Albania”, të nesërmen e 18 prillit.