Trilioni i tretë i Apple

 

Gjigandi i teknologjisë Apple pritet të bëhet kompania e parë në botë me vlerë $3 Trilion.

Arsyet kryesore për këtë rrije marramendëse është teknologjia VR dhe industria automobilistike të cilët priten të revolucionalizojnë mënyrën se si konceptohet realiteti virtual dhe makinat.

iGlasses, syzet VR të Apple kanë ngjallur interesimin e investitorëve dhe publikut. Ato pritet të hyjnë në treg diku rreth vitit 2022.

iCar në anën tjetër, makina e parë e Apple pa shofer pritet të hyjnë në linjë prodhimi në vitin 2025.

Kompani Apple po gëzon një rritje dyshifrore në të gjithë sektorët, duke arritur 64% fitim, e përkthyer në vlerë monetare, plot $94 miliardë.

Gjatë pandemisë, për shumëkënd telefoni ishte dritarja e vetme me botën dhe kështu koha cilësore që kalohej në këto platforma dhe aplikacionet e saj (App store, Apple TV+ etj) bëri që në mënyrë të natyrshme të rritej konsumi i tyre, çka u reflektua në këtë rritje të paparë të vlerës së kompanisë Apple.