
Treni zvicerian hyn në rekordet Guinness
Një kompani zviceriane në ndërtimin e trenave ka thyer rekordet Guinnness duke ndërtuar trenin më ta gjatë prej 1.9 kilometrash i cili përbëhet nga 100 vagonë.
Ky tren përshkoi alpet Zviceriane në një udhëtim prej 25 kilometrash i cili zgjati rreth 1 orë.
Pasagjerët patën mundësinë të shijonin pamjet mahnitëse në rrugën e cila është zgjedhur si pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s teksa kaluan 22 tunele dhe 48 ura.
Kompania prodhuese e trenit u shpreh se synimi i tyre nuk ishte thyerja e një rekordi, por arritja e diçkaje të veçantë për të festuar 175 vjetorin e hekurudhës zviceriane.
Përgjatë pandemisë së Covid-19 Hekurudha Zviceriane humbi 30% të pasagjerëve të saj dhe ndërtimi i trenit më të gjatë në botë shihet edhe si një mundësi për të tërhequr sërisht vëmendjen e qytetarëve dhe turistëve për të zgjedhur këtë formë udhëtimi.
Rekordet në ndërtimin e trenave më të gjatë në botë i kishin thyer më parë Holanda dhe Belgjika.