
Tre sulme me armë brenda 24-orësh në Meksikë
24 persona kanë humbur jetën si pasojë e 3 sulmeve me armë, duke përfshirë më shumë se dhjetëra oficerë policie, në tre shtete në jug të Meksikës, e cila është përfshirë nga një valë dhune e trafikut të drogës, sipas autoriteteve lokale dhe raporteve të mediave. Më shumë se 420,000 vrasje janë regjistruar zyrtarisht në Meksikë që kur filloi e ashtuquajtura “lufta kundër drogës” në vitin 2006, me vendosjen e forcave të armatosura brenda vendit për të goditur kartelet. Që atëherë, shkalla e vrasjeve në vend është trefishuar, duke arritur në 25 për 100,000 banorë.
Janë regjistruar gjithashtu mbi 110,000 zhdukje me force, shumica që nga viti 2006.