
Tre shtetet që Komisioni Europian mund t’i fusë në Shengen
Kroacia, Bullgaria dhe Rumania janë “gati” për t’u bashkuar me Zonën Shengen pa pasaporta pasi kanë provuar se plotësojnë të gjitha kriteret e nevojshme.
Deklarata vjen nga Komisioni Evropian, që do të thotë se këto tre vende mund të futen në zonën Shengen.
Shengen mundëson udhëtimin ndërkufitar pa pasur nevojë të mbani një pasaportë ose të kaloni përmes kontrolleve kufitare. Aktualisht Shengeni përfshin 26 kombe, duke përfshirë 22 vende të BE-së dhe pothuajse 420 milionë qytetarë.
Komisionerja e çështjeve të brendshme të BE-së Ylva Johansson tha se është koha për të thënë mirëseardhjen për këto vende, ndërsa zbuloi një raport të ri që argumenton në favor të gatishmërisë së tre vendeve, për të qenë pjesë e Shengenit.
“Pritja ka qenë e gjatë, shumë e gjatë. Pritshmëritë janë të mëdha dhe me të drejtë nga autoritetet, por jo për qytetarët.”
Shengen ka nxitur ekonominë e BE-së dhe ka ngritur standardet e jetesës që kur u krijua në vitin 1995, tha Johansson, duke u bërë thirrje vendeve anëtare të marrin një “vendim në të gjithë interesin e BE” dhe të miratojnë kandidaturat në pritje pa vonesë.
“Shengeni është Europa. Këto tre shtete anëtare meritojnë të ndihen plotësisht evropianë,” tha ajo.
Miratimi i pakushtëzuar i Komisionit Evropian vjen në krye të një takimi të lartë të ministrave të brendshëm në dhjetor, ku çështja e pranimit në Shengen do të shtrohet në tryezë.
Për pranimin e anëtarëve të rinj nevojitet një votim unanim.
*Tibo News