
Tre shenjat e horoskopit që kanë aftësi psikike
Fjala psikikë ose siç e njohin disa psiqikë, vjen nga greqishtja, psykhikos që do të thotë: E shpirtit ose mendjes, dhe ata që e kanë si dhuratë që në lindje mund të shohin ose ndjejnë gjëra që të tjerët nuk munden.
Disa nuk besojnë por ka dhe mediume me aftësi psikike të larta që thonë se arrijnë të komunikojnë me shpirtra.
Në termat e planeteve dhe datat e lindjes, rezulton se ata me këto aftësi i përkasin kryesusht shenjës së ujit, ndërsa më të thejsuar e kanë ata që sundohen nga planetet Mërkuri, që lidhet me instiktin dhe intuitën dhe Neptuni, që lidhet me fenomenet psikike.
Tre shenjat më të forta lidhur me aftësitë psikike janë Binjakët, Akrepi dhe Peshqit.
Le të shohim se çfarë thuhet për ta:
Bunjakët- Janë të ndjeshëm ndaj sinjaleve jo njerëzore. Janë gjithmonë gati të vërtetojnë se ka jetë diku tjetër dhe që ufot ekzistojnë. Ëndrrat e tyre janë gati gjithmonë profetike dhe me një mesazh të fortë. Besojnë tek misteri dhe janë të bindur tek aktivitetet paranormale që shohin apo dëgjojnë.
Akrepi: Akrepi drejton shtëpinë e tetë në terma astrologjikë që lidhet me seksin, vdekjen, sekretet, dyshimin, shpirtin dhe rilindjen. Gjëra që kompletojnë të qenit psikik.
Akrepi sheh gjëra që të tjerët nuk munden dhe as nuk duan ti shpjegojnë apo të vërtetojnë se ishte e vërtetë. Kurioziteti i tyre gjithmonë mposht frikën që kanë dhe kjo i bën ata të zbulojnë gjëra që ndoshta nuk duhet?
Peshqit: Peshqit drejtohen nga Neptuni, planeti i vizionit, iluzionit dhe deluzionit. Kanë lidhje të fortë me mistiken.
Janë të aftë në dallimin e energjive në ambiente të ndryshme apo tek personat që afrohen me ta. Kjo për shkak edhe të ndjeshmërisë së lartë që e kanë që në lindje. Peshqit dëgjojnë ndonjëherë disa zhurma apo shohin në momente tepër të shpejta gjëra që i bën ata të qetësohen vetëm me pak verë ose një dush i ngrohtë me muzikë në sfond.