AlbanianEnglish

Tre shenjat e horoskopit që e urrejnë dimrin

Ndërkohë që shumë e adhurojnë dhe e presin stinën e dimrit, me veshjet, festat, borën e oxhakun, të tjerë thjesht nuk e duan e duket sikur iu prish humorin, optimizmin e shumë të tjera. Por edhe kjo duket se lidhet me karakteristikat e secilit, të cilat horoskopi prej kohësh i ka listuar. E nëse do i referohemi horoskopit dhe astrologëve, rezulton se dimrin e urrejnë tre shenja: bricjapi, luani dhe gaforrja. Ata thjesht nuk e konceptojnë se si mund të thotë dikush: Sa bukur është në dimër!

Bricjapi:

Bricjapët priren ta urrejnë dimrin përtej gjithçkaje të shenjtë. Ironike është se ditëlindjet e tyre ndodhin gjatë dimrit. Kjo mund të shpjegojë pse ata gjithashtu kanë një prirje për të qenë kaq pesimistë dhe të çuditshëm. Ata kanë lindur në një mot…. Le të themi zhgënjyes.
Ata pëlqejnë të kenë një ide se çfarë të presin në të ardhmen. Kur supozohet të jetë pranvera, por ende duket si dimër, kjo i prish të gjitha planet. Bricjapi ka 10 vitet e ardhshme të përcaktuara, e lëre më muajt e ardhshëm. Kini kujdes kur përpiqeni t’i frymëzoni ata të shohin “anën e ndritshme” të në moti që i bën ata të kërcasin dhëmbët. Ata thjesht nuk e duan dimrin.

Luani:

Një Luan dëshiron të dalë jashtë dhe të tërheqë vëmendje. Por këtë nuk mund t’a arrijnë kur vishen shumë trashë dhe kur ndjejnë shpimin e gjilpërve në gishta nga i ftohti. Kjo është një shenjë që pret me padurim të mbarojë dimri, ende pa filluar.
Luanët jetojnë për të bashkëvepruar me botën dhe ata kanë nevojë për të gjithë energjinë e tyre në mënyrë që të jenë vetja dhe më të gjallë. Thjesht për ta ditur: Një Luan gjatë dimrit vuan….

Gaforrja:
Gjatë dimrit ata nuk janë në humor dhe preferojnë të rrinë në vetmi. Janë tepër të ndjeshëm dhe nëse nuk e ndjejnë të ngrohtin, thjesht iu prishet disponimi dhe ndryshimi në gjendjen e humorit do të jetë dramatik.
Kjo është arsyeja pse ata priren t’i kalojnë muajt e dimrit duke u rehatuar në shtëpi me një filxhan kakao të nxehtë dhe duke parë filma e seriale në Netflix. Dalja jashtë dhe përballja me motin e ftohtë tingëllon si ideja më e keqe në botë për ta.

*Tibo News

You don't have permission to register