
Tre shenjat e horoskopit më me fat këtë muaj në dashuri
Tre shenjat e horoskopit që do jenë më me fat në dashuri gjatë këtij muaji dhjetor.
Binjakët
(21 maj – 20 qershor)
Gjendja juaj e humorit do t’ju bëjë t’i shihni gjërat në një aspekt më romantik dhe me pozitivitet. Shfrytëzoni të gjitha mundësitë dhe mendoni për të ardhmen. E keni të nevojshme të qëndroni të gëzuar dhe të qeshur. Por për ta arritur këtë, duhet që të keni dikë në krah që jua dhuron këto ndjesi. Jeni të përfshirë me dikë që ka pritur gjatë për ju dhe tani që jeni afruar në të vërtetë, janë më se të kënaqur ndaj jush. Ky është një muaj ‘bashkimi’ për ju dhe personin tuaj të dashur.
Peshorja
(23 shtator – 22 tetor)
Gjërat kanë nisur mbarë këtë muaj Peshore dhe në veçanti do të përjetoni një ndjenjë lehtësimi për faktin se jeta juaj e dashurisë po shkon shumë, shumë mirë, por edhe me idenë se është normale që ju të riktheheni dhe të shijoni vërtet atë që po ndodh. Shpesh, ju jeni gjykues për të parë situatën e gëzueshme në të cilën jeni aktualisht; ju shpenzoni shumë kohë duke e analizuar atë, duke u përpjekur të parashikoni se cila do të jetë ‘sfida’ e radhës. Komunikimi është në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave dhe kjo ju sjell rehati të jashtëzakonshme. Dëshironi dashuri intelektuale dhe tani që keni hapur sytë për të parë personin që keni përballë, mund të mendoni se e keni gjetur atë që keni dashur.
Shigjetari
(22 nëntor – 21 dhjetor)
Ju ndiheni shumë mirë në këtë muaj dhe sezon festash, dhe jeni gati për më shumë. Ju jeni entuziastë dhe bujarë dhe keni në plan të ndani më shumë kohë me personin që doni.Ju ndiheni më të afërt me këtë person, më shumë se kurrë më parë dhe do të vini re një gjë: Ndiheni më të shëndetshëm se kurrë. Kjo edhe falë përkujdesit të personit që keni në krah. Do të kuptoni se mund të keni gjetur shpirtin binjak, dhe kjo në sajë të mendimeve dhe reflektimeve, që në këtë muaj janë në kulmin e tyre.
*Tibo News